Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Veteranët ende i kanë të njoma plagët e luftës çlirimtare, nuk meritojnë të injorohen kaq shumë

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët e luftës çlirimtare kanë mbajtur para objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë. Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve  të UÇK-së dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është mëkat kombëtar. “Protesta  paqësore e veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri. Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste është mëkat kombëtar. I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …