Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka filluar vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe. Në ditën e parë të vizitës, Kurti ka mbajtur ligjëratë në “Oksford Union”, ndërsa është shprehur i nderuar që pati mundësi të flas për Kosovën. Është nder për mua  që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj. Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti. Gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, kryeministri  pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss. Sot Albin Kurti do të mbajë ligjeratë edhe në Universitetin Kembrixh.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …