Sot dhe nesër Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e samitit, “Ballkani i Hapur”

Sot dhe nesër  Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e samitit “Ballkani i Hapur”. Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, do të presë në Samit kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pjesëmarrës për herë të parë në kuadër të këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe po ashtu nga Bosnja dhe Hercegovina do të marrë pjesë, Zoran Tegeltija, kryesues i këshillit të ministrave të këtij shteti. Kosova nuk do të jetë pjesë e këtij samiti. Kohë më parë, kryeministri,  Albin Kurti i ka bërë me dije kryeministri të Maqedonisë, se Kosovës përkrah Procesin e Berlinit si iniciativë rajonale dhe është kundër “Ballkanit të Hapur”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …