Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 291 testime sa janë bërë në nivel vendi, nuk ka rezultuar asnjë pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 4 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 209. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 49 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Më 5 Maj në Ditën e Dëshmorëve, në Bajram Curr të Shqipërisë është zbuluar shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani
Dje në Ditën e Dëshmorëve, në Bajram Curr të Shqipërisë është zbuluar shtatorja e heroit të …