Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Dritan Abazoviq: Mali i Zi nuk po i bashkohet nismës, “Ballkani i Hapur”, aktualisht jemi në pozitë të vëzhguesit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po merr pjesë për herë të parë në takimet e forumit “Ballkani i Hapur” që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit. “Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkuar kësaj nisme , por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviq. Ky reagim duket se është një përgjigje drejtuar kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama, pas një takimi joformal në Ohër,  ku deklaroi se pjesëmarrja e Abazoviqit në takimet në Ohër, “fut zyrtarisht Malin e Zi në ‘Ballkanin e Hapur’”.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …