Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sot do të vizitojë Kosovën gjatë qëndrimit dy-ditor në Ballkan

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sot  do të qëndrojë për një vizitë në Prishtinë, gjatë turneut të tij dyditor në vendet e  Ballkanit. Vizita e tij zhvillohet disa muaj pas vizitës së ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila u takua me Albin  Kurtin e Hekuran Muratin, duke vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe dialogu, ndërsa premtoi se Gjermania do ta kryejë punën e saj sa i përket vizave. Gjermania ka emëruar edhe një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili  do të përkushtohet veçanërisht për këtë rajon. Scholz, që është kancelar nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë, ka lidhur koalicion me të Gjelbërit për krijimin e qeverisë në Gjermani. Në programin e përbashkët për herë ta parë, Ballkani Perëndimor zinte një vend të veçantë ku ndër të tjera thuhej se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikon qeverinë: Kosova e izoluar, merita e heqjes së sanksioneve i takon opozitës dhe Ramës

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për trajtimin e vendit në …