Duke kujtuar ditën e çlirimit të vendit tonë nga Serbia, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari ka shkruar se duke nderuar luftën e drejtë të UÇK, ne nderojmë atdheun dhe të ardhmen tonë. “Duke nderuar dhe kujtuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe sakrificën e çdo qytetari të vendit tonë, ne nderojmë atdheun dhe të ardhmen tonë. Njëzet e tre vite më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes, lirisë dhe humanizmit kundër së keqes, krimit e barbarisë. U konfirmua se populli ynë liridashës dhe paqedashës është pjesë e perëndimit dhe që nuk ka asgjë që mund të na mposhtë” ka shkruar anëtari i familjes emblematike të kombit tonë, familjes Jashari, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari. Ai ka shkruar më tutje se me miqtë tanë, të udhëhequr nga SHBA, do të punojmë dhe kontribuojmë së bashku për të mbrojtur paqen, lirinë, sigurinë dhe stabilitetin kudo në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027
Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
