Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Krasniqi: 23 vjet më parë iu dha fund përgjithmonë robërisë dhe vuajtjeve shekullore të popullit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar se 23 vite më parë, iu dha fund përgjithmonë robërisë dhe vuajtjeve shekullore të popullit të Kosovës. “23 vjet më parë, për Kosovën nisi një kohë e re, e lirisë, që i hapi rrugë ndërtimit e zhvillimit të vendit. Kështu, rindërtuam shtëpitë e djegura, shkollat e reja, rrugët e autostradat, por edhe administratën, policinë e ushtrinë. Jetësuam bashkë ëndrrën e shumë brezave për shtet e pavarësi. Për Kosovën e lirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Nderojmë me respektin e përjetshëm luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve tanë, që Kosovën e kishin më të shtrenjtën. Sot, këtë ditë të bekuar, ua urojmë edhe themeluesve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe çlirimtarëve të tjerë, të cilët padrejtësisht sot nuk janë pranë nesh. Këto sakrifica shekullore, që po vazhdojnë edhe sot, na rikujtojnë vazhdimisht çmimin e lartë të lirisë dhe obligimin që kemi për ta çmuar e për ta ruajtur atë”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …