Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Nëse nënshkruhet marrëveshja për energjinë elektrike me Serbinë në gjendjen aktuale, operatorët serbë hyjnë në tregun e energjisë elektrike

Burime brenda ekipit negociator të Kosovës në Bruksel kanë treguar për  “Albanian Post” se nëse nënshkruhet marrëveshja për energjinë elektrike me Serbinë në gjendjen që është tani, në Kosovë do të futen operatorë serbë në tregun e energjisë elektrike. Ata do operojnë në gjithë territorin e Kosovës dhe me çmimet potencialisht më të lira, Kosova do ta gjejë vetën të varur krejtësisht nga këta operatorë të rinj. Qeveria po e mban të fshehur se çfarë po bisedohet në Bruksel. Aleksandër Vuçiç ka dalë tashmë me një deklaratë duke treguar se është arritur marrëveshje për këtë çështje dhe është i kënaqur me rezultatin. Albin Kurti ka njoftuar gjithashtu se janë afër marrëveshjes, por s’ka përmendur se çfarë përmban ajo. Ky duhet të jetë vetëm fillimi i një “pushtimi” të Kosovës që do t’i shtynte qytetarët te lidheshin me çmimin dhe jo me shtetin. Në diskutimet për Marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për ujdinë për energjinë në Veri të Kosovës flitet shumë pak, përkundër se përbën një nga marrëveshjet me të rëndësishme, meqë do ta përcaktojë pavarësinë energjetike për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, edhe nëse mbetet situata kështu si është aktualisht, nënkupton shpenzim të miliona eurove çdo vit të Qeverisë së Kosovës duke paguar energjinë elektrike për serbët në Veri, çka përbën edhe shkelje të parimit të barabarësisë mes qytetarëve që është i përcaktuar nga Kushtetuta e Vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …