leoni

Srebrenica

Socialistët dhe grupi deputetëve të Alibeajt, kanë shuar dëshirën e Berishës për të qenë ai udhëheqësi i rezolutes për Srebrenicën

Përpjekja plot dhe akuza e Sali Berishës për të qenë ai dhe mbështetësit e tij propozuesit e një rezolute për të dënuar krimet në Srebrenicë kanë rezultuar të pasuksesshme. Socialistët dhe grupi deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt, kanë bashkuar forcat për ta shuar dëshirën e Berishës për të qenë ai udhëheqësi kësaj rezolute. Përpara datës 11 Korrik kur përkujtohet gjenocidi kundër afër  8 mijë  boshnjakëve të ekzekutuar nga ushtria serbe, Kuvendi Shqipërisë,  do të diskutojë dhe miratojë rezolutën, por jo atë të propozuar nga Berisha. Seanca të zhvillohet në 7 Korrik ku me solemnitetin e domosdoshëm dhe me një protokoll siç i ka hije kuvendit të Shqipërisë. Një përfaqësues i qeverisë dhe nga kryetarët e grupeve parlamentare të mbajnë fjalët e rastit.  Natyrshëm dokumenti të jetë serioz nga ku kuvendi Shqipërisë të shpreh qartë me këtë rezolutë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsekuente të qeverisë shqiptare në lidhje me pa-ndëshkueshmërinë në rastin e këtij gjenocidi”, tha Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …