Hisen Berisha

Hisen Berisha: Takimi i Kurtit me veteranë është gabim, pasi OVL e UÇK-së nuk është e thirrur për të biseduar lidhur me pagat e veteranëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, ka thënë se mbetja e veteranëve të luftës së UÇK-së jashtë pagës minimale është gabimi më i madh që i bëhet kësaj kategorie. Takimi i Kurtit me veteranë është gabim, pasi sipas tij, OVL e UÇK-së nuk është e thirrur për të biseduar për pagat e veteranëve. Berisha ka thënë se kjo kategori duhet të ketë pagë të dinjitetshme dhe të kenë të drejtë pune. Po i trajtojmë me pagën mesatare në vend dhe si pagë mesatare në vend, e cila në bazë të një analize kap afro 320 deri në 330 euro, ta kenë pagë të tatimueshme sipas Ligjit për tatimin në të ardhura. T’u njihet e drejta për punë dhe të ardhurat nga puna që bëjnë ose realizimi profesional. “Ka zgjidhje ka alternativë, çështja është tek arroganca me të cilën duke u thirr me numrat në Parlament, arroganca me të cilën po sillet pozita dhe nuk provon fare ta trajtojë  situatën përmes mekanizmit demokratik që është kompromisi me opozitën. Të gjithë ne këtu jemi në mbështetje dhe respektojmë dinjitetin e veteranëve. Por, jo në këtë formë siç po bën pozita e sotme, the deputeti Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …