Dje kryeministri Kurti i mashtroi veteranët për ta ndërprerë protestën, sot u tregoi se nuk lëviz nga qëndrimet e tij lidhur me pagat

Dje kryeministri Kurti i mashtroi veteranët për ta ndërprerë protestën, sot u tregoi se nuk lëviz nga qëndrimet e tij lidhur me pagat

Pas takimit që përfaqësuesit e OVL-UÇK-së zhvilluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sekretari i  Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, tha se nuk është arritur ndonjë pajtim lidhur me kërkesat  e tyre. Pasi kryeministri Kurti nuk ka pranuar propozimet e veteranëve, Klinaku thotë se  do të vazhdojnë protestat e tyre deri në realizimin e  kërkesave. Ai ka sqaruar me këtë rast se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një propozim  me shkrim, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Sipas përfaqësuesve të këtyre organizatave është diskutuar edhe për listat e veteranëve, që Kurti pretendon se janë të fryra, por që ata kanë thënë se duhet të lihet gjykata të flasë për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …