leoni

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të maturës, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të maturës, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi. Ministria  sqaron se provimi i Maturës këtë vit do të organizohet në 171 Qendra të Testimit, derisa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues. “Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Provimi i Maturës ka filluar në orën  10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …