Pas shpërthimeve të fuqishme, kryetari i Kievit, Vitali Kliçkov ka bërë thirrje për evakuim të banorëve

Sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, janë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe ngritje në qiell të shtëllungave të tymit. Pas këtyre shpërthimeve, kryetari i Kievit, Vitali Kliçkov ka bërë thirrje për evakuim të banorëve nga ndërtesat përkatëse. Ende nuk ka raportime zyrtare për shkaqet e këtyre shpërthimeve. Në zonën ku janë këto ndërtesa ka shumë universiteteve, restorante, galeri të artit dhe këto e bëjnë që kjo zonë të jetë shumë e frekuentuar. Ekipet e ndihmës mjekësore, të zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejt, janë duke vepruar në zonën ku kanë ndodhur shpërthimet. Mediet ndërkombëtare njoftojnë se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 6:30, gjysmë ore pasi ishin ndezur sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …