Emmerson

Avokati i Britanisë së Madhe, Ben Emmerson nuk i ndalë përpjekjet për lirimin e përkohshëm të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli

Avokati i Britanisë së Madhe, Ben Emmerson, nuk po i ndalë përpjekjet e tij për lirimin e përkohshëm të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, i cili po të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, prej nëntorit të vitit 202o ndërkohë që ka kaluar një vit e gjysmë që nga arrestimi i krerëve të UÇK-së dhe gjykimi ende nuk ka filluar. Mbrojtja e Veselit ka kërkuar nga Gjykata Supreme, e cila funksionin brenda Gjykatës Speciale në Hagë  që ta urdhërojë lirimin e përkohshëm të tij, ndërsa ka vlerësuar se praktikat e deritashme lidhur me këtë çështje të treguara nga Gjykata janë alarmante. Emmersoni ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit për të mos lejuar lirimin e përkohshëm të Veselit, dhe të njëjtën gjë ia ka kërkuar edhe Gjykatës Supreme, pasi sipas tij, paraburgimi i Veselit tani është bërë i paarsyeshëm dhe se në çdo rast gjykatat më të ulëta kanë bërë shkelje dhe gabime në vendimet e tyre. Emmerson ka ftuar Kolegjin e Gjykatës Supreme të deklarojë se paraburgimi i Veselit tani është bërë i paarsyeshëm dhe se në çdo rast gjykatat më të ulëta kanë gabuar duke konsideruar se asnjë masë tjetër alternative, përfshirë mundësinë e arrestit shtëpiak në kushte ekstreme, nuk është e mjaftueshme për të zbutur rrezikun e pengimit. “Paraburgimi duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Megjithatë, praktika e Dhomave të Specializuara tregon krejt të kundërtën”, ka saktësuar avokati, Ben Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …