Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk iu ndahet diplomatëve grekë, takohet me ministrin e Qipros, Kasulides në Athinë

Kryeministri, Albin Kurti është takuar në Athinë me ministrin Jashtëm të Qipros, Janis Kasulides, me të cilin ka folur  për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, teksa e ka falënderuar diplomatin qipriot për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, edhe pse Qiproja ashtu si Greqia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne theksuam potencialin për lëvizje pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe, ka shkruar  Albin Kurti  edhe pse Qipro është njëra prej 5 vendeve të Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Miqësia e Albin Kurtit me autoritetet greke duket se është pak më e thellë,  sesa do të duhej të ishte me një shtet sikur është Greqia që ka pretendime të hapura territoriale kundër Shqipërisë, që e ka shkatërruar tërësisht Çamërinë që ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve  po aq  barbarisht sikur  Serbia e Millosheviqit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …