Kryetari Haliti, priti në takim kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim miqësorë kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, së bashku më bashkëpunëtorë. Meqë kryetari Taravari ka qëndruar për herë të parë në Viti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka njoftuar atë me planet zhvillimore, veçoritë, përparësitë,  projektet e shumta që janë realizuar e pritet të realizohen në komunën e Vitisë, si dhe për çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, social e të tjerë. Në anën tjetër kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, u shpreh se komuna e Gostivarit është e gatshme të bashkëpunoj me komunën e Vitisë, si në arsim, kulturë, zhvillim ekonomik e projekte të tjera që mundë të realizohen bashkë, duke pasë parasysh që këto dy komuna, tani më kanë një bashkëpunim shumë të mirë mes vete. Në fund të takimit, kryetari Haliti, përmes kryetarit Taravari, iu ka bërë ftesë të gjitha bizneseve të Gostivarit, që të jenë pjesë e zonës ekonomike, e cila tashmë është në përfundim e sipër, si dhe në shenjë falënderimi për vizitën, i ka dhuruar një dhuratë simbolike.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …