Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, fajësoi Zyrën e Prokurorit për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë fajësoi Zyrën e Prokurorit për vonesa të tejskajshme në nxjerrjen e materialeve. Ai ka thënë se vigjilenca është fjalë që nuk i përshtatet Zyrës në punën e saj. Avokati  ka kërkuar që materialet sipas rregullës 103 të nxjerrën menjëherë. Ndoshta prokurori  nuk është i njohur për procedurat e deritanishme. Ne kemi gjashtë muaj që flasim për materiale që duhet të nxirren. Vigjilenca është fjalë që nuk është etiketimi i duhur për ta përshkruar prokurorinë në këtë aspekt. Materialet sipas rregullës 103 duhet të dorëzohen menjëherë, dhe kjo do të thotë tani. Fjala menjëherë, do të thotë tani. Kështu që të bësh tjerrje të kontrollimeve që duhet të nxjerrën sipas rregullës 103 është e pavlerë. Kur Zyra e Prokurorit vendoset në një pozitë të vështirë, atëherë ata dorëzojnë materialin shfajësues. Kjo është çështje që është problem i prokurorisë”, ka thënë avokati Keohe, duke shtuar se “ky është një proces që duhet bërë dhe duhet bërë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …