Edhe pse nuk lejohet që konsujt të jenë politikë, Qeveria ka rekomanduar Blerim Rekën e Vetëvendosjes për konsull në Amerikë

Edhe pse nuk lejohet që konsujt të jenë politikë, Qeveria ka rekomanduar Blerim Rekën e Vetëvendosjes për konsull në Amerikë

Qeveria e Albin Kurtit  dhe e Donika Shvarcit e ka rekomanduar për Konsull të Përgjithshëm të Kosovës, në New York ish-ministrin e Integrimit Evropian në Qeverinë Kurti 1, Blerim Rekën, edhe pse me ligj nuk lejohet që konsujt të jenë politikë, përveç në rastin kur ata janë nga Vetëvendosja. Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin e ministres Gërvalla-Schwarz për ish-ministrin Reka në këtë pozitë. “Mbështetur në nenin 93 pikë 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-044 pikë 7.2, 7.3, 7.4, 7.7 dhe 7.8 në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju dërgoj në besim emrin e z.Blerim Reka, duke e propozuar për Konsull të Përgjithshëm, më New York, Shtetet e Bashkaura të Amerikës.”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Donika-Schwarz.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …