Haradinaj dhe Limaj: Dy temat që po e rëndojnë më së shumti Kosovën janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja

Gjatë një konference të përbashkët për medie, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kanë deklaruar se dy temat që po e rëndojnë më së shumti Kosovën janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja. Protesta e 14 majit dëshmoi mbështetjen e qytetare kundër këtyre dy gjërave, theksoi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka theksuar se rruga më e mirë për të dalë nga kjo gjendje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Duke folur për çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ata theksuan se kjo çështje duhet të ri negociohet pasi gjykata Kushtetuese e ka gjetur shkelje.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …