Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje nga posti

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë fjalës së tij  ka deklaruar  në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje, për shkak të mbijetesës së Qeverisë  dhe pikërisht për këtë nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të shtetit malazez. Abazoviq ka thënë se ri-konfigurimi i Qeverisë apo qeveria teknike janë opsione plotësisht legjitime. Deputeti socialdemokrat Damir Shehoviq e pyeti Abazoviqin nëse do të jepte dorëheqje, pasi humbi mbështetjen e shumicës parlamentare që e zgjodhi.  Kryeministri theksoi gjithashtu se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare gjithashtu nuk përbën problem. Gjukanoviq dhe Abazoviq gjatë ditës së djeshme janë takuar dhe kanë tejkaluar mosmarrëveshjet rreth bashkëqeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Procesi gjyqësor në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë i rëndë

Duke folur për procesin në Gjykatën e Hagës, ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se …