Limaj

Fatmir Limaj: Kemi një Qeveri pa program, por që vjedh programe, i kopjon, i deformon, e kthen në një qeveri sociale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj e akuzoi Qeverinë Kurti për vjedhje të programit të Nismës Socialdemokrate. “Neve na ka ardhur një qeveri pa program. Mirëpo, ajo ka vjedhur programe, i kopjon, i deformon, e kthen në një qeveri sociale”,  Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga puna. Një kryeministër i cili e ka situatën “lëmsh” në vendin e tij, duke filluar nga gjendja ekonomike deri te gjendja politike. Çfarë po bën ai? Ai, po e bën atë që di ta bëjë më së miri, është të bëjë komente  për Kinën, Ukrainën e për gjeopolitikën, për nga 1 javë ditë në seminare. Qeveria Kurti nuk di të bëjë gjë tjetër përveç të mbajnë ligjërata nga 40 minuta. Tërë jetën e tyre kanë “shitur fall””, tha Limaj. Aktualisht populli i Kosovës ka një qeveri pa qëllime, që nuk po ndërmerr asgjë për t’i zgjidhur problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …