Brickos

Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi: Xhelal Sveçla që i gjuante policët me gurë e tulla tash është ministër i Brendshëm

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së, Florin Kasniqi, ka thënë se për të është e pabesueshme kush është bërë ministër në Qeverinë Kurti. Krasniqi, në emisionin “Pressing” ka thënë se e ka parë me sytë e tij ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kur i mbushte çantat e aktivistëve të LV-së me tulla për t’i sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës. Jo, gurë, po do far bllokash katrorë. Për ata që s’i besojnë, Krasniqi ka thënë se dëshmitë mund t’i gjejnë në internet. Krejt ata  që s’më besojnë le t i hapin faqet në internet, e shihni Xhelalin me gurë duke e gjuajtur policinë. Ai tash është ministër i rendit. Kjo nuk është shaka, është çështje shumë serioze”, ka thënë mes tjerash Florin Krasniqi duke ua çjerrë maskat ish bashkë-partiakëve të tij të dikurshëm, të cilët me demonstrime në rrugë, mashtrime  e me gënjeshtra e kanë marrë pushtetin.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …