Në ditët e fundit të “qeverisjes satrape dhe të papërgjegjshme” Ilir Meta viziton, Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Në ditët e fundit të “qeverisjes satrape dhe të papërgjegjshme” Ilir Meta viziton, Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Kryetari në detyrë i Shqipërisë, Ilir Meta, për ditët e fundit të qeverisjes me zor, pa respekt  dhe pa asnjë përkrahje të pozitës as opozitës, ka zgjedhur që vizitën e fundit ta bëjë në Kosovë. Ai   ka publikuar foto nga pritja shtetërore që i bëri Vjosa Osmani,  në Prishtinë. Ilir Meta të dielën përfundon mandatin në postin i kryetarit  të Shqipërisë, dhe të gjithë shqiptarët  e dinë sesi ka qeverisur  dhe sa  e sa dëme i ka shkaktuar vendit, njeriu më i korruptuar dhe kryetari më i papërgjegjshëm i Shqipërisë, që nga vitit 1912.

Vizita e tij në Kosovë, nuk do të mbahet mend gjatë, sepse kokën e Metës, Berishës dhe disa sa të tjerëve i pret SPAK-u, shpata e Damoklit, që u rri mbi kokë oligarkëve si puna e këtij njeriu, i cili në zgjedhjet  e fundit, në krye të Presidencës kërkonte luftë civile, për të fituar me çdo kusht në zgjedhje. Kjo frymë e tij anarkiste bërë që ai të humb zgjedhjet, por organet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e shkarkuan edhe pse kishte sa e sa dëshmi e argumente për shkeljen e detyrave në krye të Presidencës.  Përpjekja e Ilir Metës për t’u veshur me patriotizëm, është një përpjekje e mjerë e njeriut që ka ka mbajtur refetrat në Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit në Serbi, e njeriut  u ka ndarë medaljen e mirënjohje, priftit satana Janullatos, ministrave grekë që kërkojnë zhbërjen e Shqipërisë, sa e sa individëve që i kanë blerë me para mirënjohje të nënshkruara nga ai.

Vizita e tij në Prishtinë është nën Hijen e ftoftë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, kundër Dik Martit,  të atij Kuvendi ku ai sa e sa herë kishte kapërcyer tavolinat duke u sharë dhe duke u kacafytur me kuvendarët, Kuvend të cilin e kishte injoruar dhe kishte këputur bashkëpunimin për sa kohë. Vizita e Metës në Kosovës është si kofini pas të vjelave. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …