Oliver Varhelyi: Komisioni evropian ka vlerësuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

Oliver Varhley: Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së

Komisioneri europian i zgjerimit Oliver Varhleyi  ka deklaruar se Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer debatin rreth procesit të zgjerimit të BE-së dhe ka nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar procedurat që ishin lënë në vendnumëro nga Komisioni i mëparshëm. Komentet e tij erdhën pasi  krerët e BE-së i dhanë në muajin qershor Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit si një sinjal solidariteti në përgjigje të agresionit rus, ndërsa këtë muaj shtetet anëtare ndezën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vonuara gjatë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Ndoshta është ndikimi i vetëm pozitiv i luftës së Rusisë në Ukrainë, sepse e kthjelloi diskutimin rreth zgjerimit si dhe kapacitetin absorbues të BE-së. Ne europianët  tani jo vetëm e kuptojmë, por jemi gati ta realizojmë këtë, sepse Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor.”- tha Varhelyi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …