Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Politikani më i korruptuar dhe më i pa skrupull në Shqipëri, Ilir Meta (I. M.) kritikon korrupsionin në vend

Ilir Meta ka reaguar përmes një video mesazhi pasi Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bëri të ditur se, gjatë verifikimit të dokumenteve të bashkëpunëtorëve të sigurimit, ka zbuluar se një politikan i lartë shqiptar ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Siç u bë e ditur, ky politikan i lartë shqiptar mban inicialet I.M.

Meta nuk zbulon gjë për inicialet por tani që  është zhveshur nga postet  mendon se korrupsioni është armiku kryesor i këtij vendi, kështu thotë politikani më i korruptuar dhe më i pa skrupull në Shqipëri. Sipas Autoritetit të Dosjeve, institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …