Kryetari shqiptar, Ilir Meta

Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar se Ilir Meta, ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit

Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar se Ilir Meta, ish-kryetar i Shqipërisë që sapo ka lënë detyrën ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Gazetari Mero Baze thotë se kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para,  shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo u  asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve. “Ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD-së  së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin. Por nuk është e mundur të eliminohen fizikisht”,  – shkruan Baze. Po si doli emri i Ilir Metës, ndërkohë që dyshohet se shumë politikanë të tjerë të nxjerrë në skenë në ’90 ishin të tillë. Çfarë kërkon tani Autoriteti i Dosjeve të korrigjojë. Baze shpjegon: “Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”  në vitet 1996-1997 e më pas, kanë bërë verifikime të paplota të dosjeve duke përdorur një nen, i cili i shfajësonte autoritetet për mos gjetje dosjeje. Pra ata shpreheshin se nga kërkimet tona deri tani nuk rezulton ose rezulton, por nuk jepnin siguri të përjetshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …