Avdullah Hoti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria Kurti ka më së paku merita për marrëveshjen e Mijëvjeçarit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja milionëshe e nënshkruar me MCC-në nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por pjesë të  meritave kanë  ish-kryetarët edhe Qeveria Mustafa. Duhet thënë se Qeveria Kurti ka më së paku merita për këtë marrëveshje. Por, pavarësisht kësaj, është Qeveria Kurti që e ka vonuar, së paku dy vjet, realizimin e kësaj marrëveshje.  Kjo marrëveshje ka filluar qysh në Qeverinë Mustafa. Në Qeverinë Mustafa atëherë kemi punuar gjatë në plotësimin e një liste të gjatë të kushteve për t’u kualifikuar”, tha Hoti në Kuvend, duke treguar se Grupi Parlamentar i tij i jep mbështetje të plotë ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …