Karvani i Diasporës “Shijo Kosovën” sonte arriti edhe në Ferizaj

Aktivitete kulturore dhe sportive që po zhvillohen në kuadër të Karvanit të Diasporës “Shijo Kosovën”, sonte janë mbajtur edhe në Ferizaj. Këtë delegacion të Karvanit të Diasporës, të cilit i priu zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Edona Maloku si dhe zëvendësministrja  e Kulturës Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani, e ka pritur drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani bashkë më përgjegjësin e kulturës Sabri Pajaziti. Ky delegacion ka zhvilluar takime të shumta me bashkatdhetarët ferizajas, me të cilën kanë diskutuar çështje shumë të rëndësishme.  Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zëvendësministrja e Arsimit Edona Maloku.

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …