leoni

Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Albin Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Obligimi ynë është që t’i mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar serbëve përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe për dy vendimet qeveritare që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e që ka të bëjë me reciprocitetin e letërnjoftimeve dhe për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës. Kurti ka thënë se institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike dhe zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkërisht me serbët ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses. Ai deklaroi se me këto dy vendime synohet që të mbrohen të drejtat e qytetarëve nga veprimet diskriminuese të shtetit serb. “Nuk duam që këtë veprim ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi ynë është që të mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, u shpreh Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …