IPK:

IPK-ja reagoi ndaj Sindikatës së Policisë së Kosovës, se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen pa siguruar prova

Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar ndaj Sindikatës së Policisë së Kosovës, e cila e ka akuzuar se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen pa siguruar prova. Sipas njoftimit  thuhet se Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër më të suksesshmet të realizuara në luftimin e korrupsionit. “Të gjitha veprimet në kuadër të këtij hetimi janë ndërmarrë sipas udhëzimeve dhe në koordinim  të plotë të Prokurorisë së Shtetit, duke përfshirë edhe arrestimet e secilit prej tyre”, thuhet në njoftim. IPK-ja ka thënë se për këtë rast ka prova dhe të njëjtat janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. “Sidoqoftë provat nuk mund t’ua prezantojmë Sindikatës së Policisë. Shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast janë të dëshmuara më zë dhe figurë. Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …