Ekzekutohen pagesat direkte për të gjithë bletarët e komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës, njofton të gjithë bletarët që kanë aplikuar në programin e subvencionimit përmes pagesave direkte në fushën e bletarisë, se sot janë ekzekutuar të gjitha pagesat, për të gjithë përfituesit që i kanë plotësuar kriteret e kërkuara përmes thirrjes publike. Komuna e Malishevës, e drejtuar nga kryetari Ekrem Kastrati, në vazhdimësi ka inkurajuar dhe ka shprehur gatishmëri për të përkrahur jo vetëm bletarët, por të gjithë fermerët që merren  me zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …