Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është një fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti për qytetarët

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur “paralajmërim i një fushate psikologjike të qeverisë Kurti” njoftimin e KEDS-it për rikthimin e reduktimeve të rrymës. Tahiri ka shkruar se kjo “është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”. Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shkruar Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …