exposes

Panairi EXPOKOS mbahet më 25-26 maj 2016, në Prishtinë

Ju njoftojmë se Panairi ndërkombëtar i ndërtimit “EXPOKOS 2016” do të mbahet në Prishtinë me 25-27 maj, duke shënuar kështu 15 vjetorin këtë vit. Ngjarja mbulon fushat e ndërtimit, energjisë dhe minierave, teknikës dhe patundshmërisë. Hapja zyrtare do të bëhet me datë 25 Maj, në orën 10:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosovë. Në ceremoninë e hapjes do jenë prezent këta persona:

  1. Bekim Xhafa, Organizator, Congress and Event Organization,
  2. Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë,

Znj. Angelika Viets, Ambasadore e Gjermanisë në Kosovë,

  1. Ivo Šilhavý, Ambasador i Republikës Ceke në Kosovë,
  2. Ferid Agani, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, RKS dhe
  3. Ilir Aliu, Drejtor i Përgjithshëm, ProCredit Bank.

Panairi EXPOKOS është transformuar në një pikëtakim të domosdoshëm për tërë Ballkanin. Bizneset e Ballkanit dhe ato që targetojnë Ballkanin takohen në EXPOKOS.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …