Hashim Thaci

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale duhet që deri më me 30 shtator ta dorëzojë aktakuzën e ndryshuar për Hasim Thaçin

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale duhet që deri më me 30 shtator ta dorëzojë aktakuzën e ndryshuar për Hasim Thaçin. Pasi gjyqtari paraprak ka miratuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit që pretendonte mangësi në aktakuzën e fundit të dorëzuar në këtë rast, Zyra e Prokurorit duhet ta dorëzojë deri me 30 shtator aktakuzën e ndryshuar më tej. Lajmi  është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, në Hagë. Në njoftim thuhet se më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022. Gjykatësi Giju urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të dorëzojë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar më tej, me një numër informacionesh shtesë lidhur me akuzat aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …