Kryeministri Kurti udhëton sot në Bruksel për t'u takuar kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut

Ambasada angleze: Takimi mes kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb, Vuçiq është mundësi e mirë për t’i ulur tensionet

Ambasada angleze  në Kosovë ka deklaruar  se takimi i nesërm që pritet të mbahet  ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është një mundësi e mirë për t’i ulur tensionet dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet. Kurti dhe Vuçiqi do të takohen të enjten në mëngjes në Bruksel, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë të BE-së. “Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …