Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Pas njoftimit jo zyrtar për kallëzim penal nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit për deklarim të rrejshëm të pasurisë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ajo ka kërkuar përgjigje në pyetjet e tjera, sikundër janë pajisja e Berishajt me shtetësi brenda ditës, si dhe kalimin e tij në filtrat e AKI-së. “Kallëzimi penal i Agjencisë Kundër Korrupsionit ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë. Ne ende nuk kemi përgjigje në disa pyetje fundamentale:  Ku janë dhënë 600 000 euro, si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës , si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI? Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë”, shkruan Çitaku. Ndërkohë AKK-ja ka bërë të ditur se ende nuk ka publikim zyrtar për shkak të dosjes së hetimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …