Timothy Less

Timothy Less: Kosova është një krijesë artificiale, një vend të cilit i mungon kombi, andaj ajo duhet të bashkohet me Shqipërinë

 

Ish-diplomati i Britanisë së Madhe, në Bosnjë e Hercegovinë, Thimoty Lees  ka deklaruar se shqiptarët në Kosovë janë të shqetësuar për sigurinë e territorit të tyre dhe nuk duan t’ua japin një zonë autonome serbëve kur nuk janë të sigurt se do të jenë në gjendje ta mbajë pjesën tjetër. Në mungesë të ndonjë shansi njohjeje nga Serbia, e vetmja mundësi reale për Kosovën për t’i dhënë fund gjendjes së saj të paqartë është bashkimi me Shqipërinë. Këtë e duan edhe shumica e shqiptarëve të Kosovës, pasi Kosova është një krijesë artificiale, një vend që i mungon kombi”, citon gazeta Danas të ketë thënë, Thimoty Less. Udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Kembrixhit ka deklaruar se  në terma afatgjatë, një Shqipëri e madhe është pothuajse e pashmangshme. Ai deklaroi se nuk sheh ndonjë perspektivë të menjëhershme që Kosova apo Shqipëria ta shtyjnë këtë qëllim përtej nivelit të retorikës “për shkak të vetos ndërkombëtare dhe gjesteve të herëpashershme simbolike”. “Në realitet, supozoj se ata do të presin, ashtu siç presin të tjerët në rajon,  do të presin një ndryshim të rrethanave gjeopolitike dhe ardhjen e një kohe kur fuqitë e mëdha do të bien dakord për një riorganizim të gjerë të Ballkanit”, tha Thimoty Less.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …