Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Në Bruksel përfundoi radha e parë e takimit trepalësh mes kryeministrit, Kurti e kryetarit serb, Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së

Në Bruksel ka përfunduar radha e  parë e takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së. Radio Evropa e Lirë bëri të ditur se do të ketë edhe takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës. Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por Amerika  mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.  Ndërkohë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët deklaroi se është koha që Kosova e Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …