Forca Detare e Shqipërisë ka nisur trajnimin e zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Forca Detare e Shqipërisë ka nisur trajnimin e zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Forca Detare e Shqipërisë ka nisur trajnimin e zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes në Shqipëri. “Zhytësit e Forcës Detare, profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në vendin tonë, pas trajnimit periodik të zhytësve të Policisë së Shtetit, nisën traditën e trajnimit dhe bashkëpunimit edhe me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton Peleshi. Ai theksoi se gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12 m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …