BE

BE siç i heq vizat, mund edhe t’i vendosë

Ministrat e Bashkimit Europian mbështetën të premten planet për të lehtësuar dhe përshpejtuar pezullimin e liberalizimit të vizave për vende të treta. BE po zhvillon bisedime të ndjeshme me Ankaranë për liberalizimin e vizave për Turqit. Ky lëshim është planfikuar si pjesë e marrëveshjes me Turqinë në këmbim të ndihmës së saj për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve në Europë. Por, disa shtete të BE e shohin me ankth mundësinë e hapjes së kufijve ndaj vendit mysliman me rreth 79 milionë banorë. Pikërisht për të qetësuar vendet anëtare, Brukseli po përgatit një mekanizëm që do të lejonte pezullimin e vizave me ndonjë prej 60 vendeve që kanë marrëveshje të tilla, mes të cilave edhe Shqipëria. Klasa politike në Kosovë ka bërë lëshime të vazhdueshme në emër të liberalizimit të vizave, por e njëjta nuk thotë se ku do të mbetën këto lompromise në rast se Brukseli sërish vendos regjimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …