Pas mëdyshjeve se a do ta pret në takim apo jo, kryetari Thaçi vendos të takohet më Lajçakun

Thaçi mbështet vendimin e Kushtetueses për pronësinë e Kishës në Deçan

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronësinë e Kishës në Deçan. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendimi është i bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe se prona është e patjetërsueshme.“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutë të Shtetit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdo qoftë ajo”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …