Drashkoviq: Kosova është shtet, u pëlqej kjo ose jo autistëve serbë

Drashkoviq: Kosova është shtet, u pëlqej kjo ose jo autistëve serbë

“Kosova është e pavarur dhe këtë duhet pranuar”, është deklarata e liderit të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, i cili sërish ka nxitur debat në opinionin publik në Serbi. Rëndësia e kësaj deklarate rritet edhe më shumë, kur dihet se partia e Drashkoviqit është futur në Parlament në zgjedhjet e fundit, në koalicion me partinë në pushtet të kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Drashkoviq në një intervistë për të përjavshmen “Ekspres”, i pyetur nëse pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ka thënë se me këtë realitet janë pajtuar shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe OKB-së, dhe se “respekton këtë realitet, të cilin, siç shprehet nuk e ka krijuar ai, por vet Sllobodan Millosheviqi. “Kosova është e pavarur, Kosova është shtet. U pëlqej kjo autistëve serbë apo jo. Nuk kam aspak faj unë në këtë çështje, përveç fajit se nuk po arrij të mohoj të vërtetën”, ka thënë Drashkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …