Njëri nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë

Njëri nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë

Njëri  nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë. Sipas burimeve të Top Channel, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione. Të mërkurën ose të enjten, tre të arrestuarit që u kapën të shtunën në Gramsh do të dalin para gjykatës. Ata po hetohen me akuzën spiunazhit dhe po mbahen në drejtorinë e policisë së Elbasanit ku janë marrë në pyetje nga prokurorët. Ndërkohë, gjykata u ka caktuar avokatë, të cilët janë takuar sot me klientët e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti në kundërshtim me ligjin – vendimet sociale në prag zgjedhjesh nxisin dyshime për abuzim elektoral

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë një sërë vendimesh për rritjen e pensioneve dhe …