leoni

Rrahman Paçarizi: Albin Kurti nuk komunikon me opozitën dhe duhet të vijë dikush nga jashtë për të biseduar me të

Rrahman Paçarizi: Albin Kurti nuk komunikon me opozitën dhe duhet të vijë dikush nga jashtë për të biseduar me të

Duke folur për vizitën në Kosovë dhe në Serbi të dy emisarëve Gabriet Escobar dhe Miroslav Lajçak, analisti Rrahman Paçarizi, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, duhet të zhvillojë më shumë bisedime me opozitën për çështjet e fundit siç është masa e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. Ai nuk ka një komunikim normal me opozitën dhe duhet të vijë dikush nga jashtë për të biseduar me të e  për të parë, për të planifikuar për të marrë informata lidhur me atë se cili është qëndrimi i opozitës për situatën, që mund të krijohet në shtator. Siç duket Kurti nuk e ka kaluar dëlirin e votave, e shumë votave që i ka në Kuvendin e Kosovës. Deklarimet e zakonshme të Kurtit, por edhe të deputetëve të shumicës, janë se i kanë 51 për qind të votave, por janë edhe 49 për qind të tjerë të qytetarëve që nuk i kanë votuar dhe kanë të drejtë ta dinë se çfarë po ndodh me vendin e tyre. Edhe një qytetar që nuk ka votuar fare ka të drejtë ta dijë se çfarë po ndodh me vendin e tij”, ka thënë Paçarizi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Procesi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë ka karakter politik

Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë …