Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai, përmes një postimi  e ka pyetur  z Abdixhiku nëse e ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në zyrën e LDK-së,  apo në vendin e caktuar  zyrtarisht, duke e ironizuar me faktin se ai nuk kishte shkuar në takim te kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, por kishte kërkuar që ai ta vizitonte, në zyrat e LDK-së, në Prishtinë. Escobar ka qëndruar  në Kosovë, në një përpjekje për të përafruar qëndrimet mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të tejkalohen marrëdhëniet e tensionuara drejt një zgjidhjeje të përhershme

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …