Përpjekjet perëndimore dhe amerikane për të zgjidhur përfundimisht problemin e Kosovës, kanë dështuar

Përpjekjet perëndimore dhe amerikane për të zgjidhur përfundimisht problemin e Kosovës, kanë dështuar

Ish i dërguari i posaçëm për bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner dhe ish-analisti i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, David Kanin kanë qëndrime të ndryshme për rolin e Perëndimit dhe ndikimin që mund të ushtrojë. Ata thonë se nuk besojnë që ekziston rreziku për dhunë në përmasa të mëdha në rajon, por se situata gjeopolitike e bën gjendjen më të brishtë. Wisner thotë se çështja e reciprocitetit për dokumentet e identifikimit dhe targat duhet të zgjidhet në mënyrë që palët të përqendrohen tek normalizimi i marrëdhënieve. Por për ish-analistin e lartë të CIA-s për Ballkanin dhe Evropën David Kanin, ka vetëm një problem mes Serbisë dhe Kosovës, ai i statusit të Kosovës. Përpjekjet perëndimore dhe amerikane për të zgjidhur përfundimisht këtë problem, kanë dështuar  Çështja e targave është thjesht pjesë e këtij problemi dhe duhet pasur parasysh se ky është konteksti i krizës aktuale”, thotë zoti Kanin.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …