leoni

Christopher Hill

Christopher Hill: Serbia ka kryer detyrat e shtëpisë gjatë dialogut me Kosovën m 18 gusht në Bruksel

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se Serbia kishte bërë veprimin e  duhur gjatë dialogut me Kosovën m 18 gusht, në Bruksel. Mendoj që kemi shumë çështje të përbashkëta që mund të punojmë. Jo gjithçka që bëjnë Amerika dhe Serbia duhet të lidhen me Kosovën. Ne duhet të punojmë shumë për  çështjen e Kosovës, dhe duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët, por mendojmë që ka edhe çështje të tjera që mund të punojmë me Serbinë. Hill tha se në takim me  Kurtin, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkoi i përgatitur për të negociuar dhe vërtetë bëri mirë  punët e shtëpisë, pavarësisht se ky takim, nën ndërmjetësimin e BE-së, përfundoi pa asnjë marrëveshje.  Ambasadori Hill tha se rezultatet e takimit të Brukselit ishin zhgënjyese, por shtoi se bisedimet po vazhdojnë dhe në këtë kuadër ai përmendi edhe vizitat aktuale të emisarëve: Gabriel Escobar, dhe Miroslav Lajçak,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …