Lufta në Ukrainë, me shumë gjasa do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, sipas një deklarate të Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shkruan BBC. “Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Evropë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forcat në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne po i mbështesim ata”, ka thënë Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet
Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
