Gjykata Kushtetuese

SHIP: Vendimi i Kushtetueses, nxit urrejtje ndër-nacionale

Edhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan e ka vlerësuar si të dëmshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e pronësisë së manastirit të Deçanit mbi pronat e ndërmarrjeve publike ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Kjo shoqatë konsideron se ky vendim politik pengon zhvillimin ekonomik të Deçanit dhe si i tillë nxitë urrejtje ndër-nacionale dhe ndër-fetare. “Ne, jemi kundër çdo vendimi politik që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve, kundër zhvillimit të komunës sonë. Përgjegjësia për vendimet e këtilla politike dhe të ‘fëlliqta’, bie mbi institucionet tona, qofshin komunale dhe qendrore, e mbi gjitha mbi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama dhe anëtarëve tjerë që ishin në përkrahje të këtij vendimi. Reagimi aq i shpejt i Hashim Thaçit, në përkrahje të Kushtetueses, tregon pafytyrësinë e tij dhe fakti më i mirë se interesi i tij politik është mbi interesat kombëtare dhe qytetare”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Moskonstituimi i institucioneve po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka alarmuar se moskonstituimi i …